Kosovës shumë shpejtë pritet t’i shtohet një spital i ri modern.
Drejtuesit e spitalit të famshëm nga Kroacia ‘Magdalena, që është rrjet spitalor, shumë shpejtë pritet ta hap qendrën edhe në Kosovë.
Gazeta Shneta mëson se drejtuesja e këtij spitali, Nina Shesto, është në fazën e avancuar të hapjes së këtij spitali në vendin tonë.
Por, çfarë bën ‘Magdalena’? Ky spital udhëhiqet nga profesori i njohur kroat, Mihajlo Shesto dhe ‘specialitet’ kanë ndërhyrjet kardiologjike.
Qendrat e tyre kryesore janë në Zagreb dhe në fshatin e njohur, Krapinske Toplice. Intervenimet kardiake, kirurgjia e përgjithshme dhe telemedicina janë vetëm disa nga shërbimet që ‘Magdalena’ ofron.
‘Magdalena’ pritet t’i shtojë Kosovës një institucion profesional shëndetësor, që do t’i kontribuonte shumë konkurrencës së mirëfilltë në shërbimet që ata ofrojnë.
Për më shumë informata rreth ‘Magdalenas’ mund të lexoni në këtë link. /Gazeta Shneta/