Sot, Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka pranuar një donacion prej 3100 copë kuti me barna.
Ky donacion erdhi nga KFORI italian, dhe ishte i dyti donacion brenda këtij viti, pasi donacioni i parë ishte një inkubator për fëmijët e sapolindur.
Ndërsa, drejtori Dr. Muhamet Haliti dhe shefi i barnatores Xhevat Sejdiu e pranuan këtë donacion nga Koloneli Ettore Gagliardi, shkruan Gazeta Shneta.
Ata falënderuan KFOR-in për bashkëpunimin dhe përkrhajen e vazhdueshme për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Më poshtë keni postimin e plotë: KFORI-i Italian dhuron donacion për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë!
Komandanti i Grupit Shumëkombësh Përendimi Kolonel Ettore Gagliardi në emër të KFOR-it Italian dorëzoj sot në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë donacionin e radhës që kësaj radhe ishin 3100 copë kuti me barna.
Drejtori Mjëksorë Dr.Muhamet Haliti dhe shefi i Barnatorës Farmacisti Xhevat Sejdiu pranuan këtë donacion dhe falënderuan KFOR-in për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhduar për Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Duhet cekur se ky ishte donacioni i dytë i KFOR-it ngase këtë vit Spitali ka marrë si donacion një inkubator për fëmijët e sapolindur në repartin e Neonatologjisë./Gazeta Shneta/