Spitali i Pejës referoi vetëm dy pacientë në QKUK gjatë ditës së djeshme

2018-11-08 në ora 11:13

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka transferuar vetëm dy pacientë gjatë ditës së djeshme për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ky spital gjatë 24 orëve të fundit ka trajtuar si raste emergjente 176 pacientë dhe 20 nga ta janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Analiza kanë kryer 313 pacientë të cilët kanë bërë 4941 analiza. Kanë qenë dy raste të therjes me thikë dhe pacientët po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e Spitalit. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *