Skriningu i gjirit me MRI, jo vetëm për gratë me rrezik të lartë

2017-02-22 në ora 16:18

Skriningu i gjirit me MRI rritë mundësinë e diagnostifikimit me kancer te të gjitha gratë, jo vetëm te gratë me rrezik të lartë, sipas një studimi të ri nga Gjermania i publikuar online më 21 shkurt në Radiology. Prandaj pse kjo metodë të mos përdoret më shpesh?

Të gjeturat sugjerojnë se kjo teknologji mund të përdoret te të gjitha gratë, duke ndihmuar në zbulimin e kancerit në nivelet e hershme tek gratë e të gjitha moshave dhe të gjitha niveleve të rrezikut, shkruan ekipi i udhëhequr nga Dr. Christiane Kuhl e Aachen University në Aachen të Gjermanisë, transmeton Gazeta Shneta.

Detektimi i hershëm

Kuhl dhe kolegët e saj studiuan efektet e MRI-së në 2,120 gra pa ndonjë simptomë, të moshës 40 deri 70 vjeçare që mundësinë për kancer të gjirit e kanë pasur më të ulët se 15% gjatë jetës së tyre. Këto gra kanë realizuar skrining me mamograf, ku gratë me ide të denduara kanë realizuar edhe skrining me ultrazë.

Studimi tregoi se MRI është vegël e vlefshme për skrining te gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit, dhe është shumë më e vlefshme se ultrazëri në këtë aspekt.

Shkalla e detektimit me kancer (15.5 për 1,000 gra) duke përdorur MRI është më e madhe se ajo e përdorimit të tomosintezës digjitale të gjirit (1.2 për 1,000 gra) dhe ultrazërit (3.5-4.4 për 1,000 gra).

“Kostoja e MRI-së është një nga pengesat kryesore për ta përdorur më shumë MRI-në për skrining – si edhe disponueshmëria e MRI-së është një problem tjetër, që sërish lidhet me koston”, tha Kuhl.

“Megjithatë, shkurtimi i protokolleve për MRI të gjirit do ta ndryshoj këtë. Shpresojmë që prodhuesit do të fillojnë të dizajnojnë makina MRI të dedikuar për imazhe të gjirit”.

Gjithsesi, radiologët e pranojnë që mamografia nuk është domosdo metoda më e mirë për skrining të kancerit, sipas Kuhl. Nëse qëllimi është zbulimi i hershëm kacereve të rrezikshme dhe shmangja e trajtimit të lezioneve që ndoshta nuk do të zhvillohen, MRI-ja e gjirit është një mundësi e mirë, tha ajo.

“Përveç që MRI është më sensitive se mamografi, ajo është në mënyrë specifike e mirë në zbulimin e kacereve me zhvillim të shpejtë. Sensitiviteti është ajo që i jep përparësi MRI-së së gjirit ndaj mamografisë”. /Gazeta Shneta/