Bebet fillojnë jetën e tyre në barkun e nënës. Para se të hyjnë në botë, ata janë të aftë të bëjnë gjëra të mahnitshme kur janë në mitër.
Në një video të kohëve të fundit që shkoi viral, një çift kapi momentin kur fëmija i tyre u gjet në ultrazë.
Nuk është e çuditshme që foshnjat të dëgjojnë tingujt dhe të reagojnë ndaj atyre derisa janë brenda trupit të nënës.
Por ka shumë më tepër që bëjnë:
Fëmija juaj mund të buzëqeshë derisa është në mitër
Është e vërtetë. Bebet mund të buzëqeshin derisa janë rehat në bark, sonografi dhe skanimet 4D kanë zbuluar se foshnjat mund të buzëqeshin në mitër në javën e 26 të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Bebet mund t’i hapin sytë e tyre në mitër
Fëmija juaj mund të hapë sytë dikund rreth javës së 28 të shtatzënisë. Nuk do të ketë shumë gjëra për të parë por foshnjat fillojnë të reagojnë ndaj dritës sidomos gjatë tremujorit të dytë.
Bebet i kap lemza derisa janë në bark
Lemza mund të fillojë qysh në tremujorin e parë, shumica e grave nuk e ndiejnë lemzën tek foshnja e tyre.
Poashtu, foshnja juaj mund të urinojë derisa është në mitër, e këtë e bën pastaj duke e gëlltitur, por kjo filtrohet nëpërmjet veshkave./Gazeta Shneta/