Rrezet X dhe skanimet CT të pacientëve të infektuar me koronavirus zbulojnë se si mushkëritë mbushen me virus, d.m.th ato janë të mbushura me mukozë ngjitëse që ndalon frymëmarrjen normale, sepse pamundëson qarkullimin e ajrit.
Profesionistët e mjekësisë në të gjithë botën, nga mjekët deri tek shkencëtarët e hulumtimit, më në fund po fillojnë të kuptojnë se si koronavirusi përhapet në trup shkruan MeddyBear.
Deri më tani, mbi 380,000 raste janë raportuar të shkaktuara nga virusi Covid-19 ndërsa pandemia e virusit përhapet në të gjithë botën përcjell Gazeta Shneta.
Skanimet e mushkërive të pacientëve të infektuar me koronavirus kanë zbuluar pika të bardha që radiologët i quajnë gota qelqi opake sepse duken si qelq të paqartë.
Këto pika të bardha tregojnë inflamacion të mushkërive sepse hapësira që zakonisht duhet të mbushet me ajër në vend të kësaj janë të mbushura me mukozë ngjitëse.
Skanimet e një paciente 41-vjeçare që kishte ethe dhe që kollitet tregojnë se si kjo mukozë mbush një pjesë të madhe të mushkërive të saj. /Gazeta Shneta/
Video: