Mamia e mirënjohur Razije Musa ka kritikuar ashpër mjekun, të cilit nuk i është publikuar emri apo mbiemri, e që i kishte përshkruar alkool medicinal për reaksion alergjik për beben e një nëne.
Ajo gjithashtu ka bashkangjitur fotografinë që tregon gjendjen momentale shëndetësore të foshnjës, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas përvojave mjekësore, alkooli është një nga faktorët që shkakton reaksion alergjik gjatë përdorimit apo edhe aplikimit të tij.
Për reaksione tipike alergjike, një mjek do të duhej të ekzaminojë individin dhe të bëjë pyetje në lidhje me simptomat e tij / saj dhe kohëzgjatjen e tyre, si dhe të përshkruheshin medikamentet e duhura.
Testet e gjakut dhe rrezet X nuk janë të nevojshme përveç në rrethana të pazakonshme./Gazeta Shneta/