Publikimi i fotografive shqetësuese me beben e posalindur në Spitalin Naval të Jacksonville, kanë përfunduar me shkarkimin nga puna të punëtorëve të këtij spitali.
Një përdorues i Facebook-ut anonim, ka shpërndarë disa fotografi të marra nga rrjeti social, Snapchat, për të njoftuar të gjithë me veprimin e mamive që kanë abuzuar me beben e posalindur, për t’i nënçmuar dhe ofenduar, më pas publikisht.
Në njërën nga fotografitë e publikuara në Snapchat, bebja ishte quajtur edhe Satan. Ndërsa një video tjetër e publikuar nga po e njejta mami, shfaq atë duke e lëvizur beben e posalindur derisa po e mbante vetëm nga duart, shkruan Fox13news, transmeton Gazeta Shneta.
Fatmirësisht ky njoftim bëri xhiro në mbarë botën, dhe lajmi arriti tek personeli i Spitalit Naval, të cilët shumë shpejt ndërmorrën masat dhe i shkarkuan nga puna mamitë e repartit të kujdesit ndaj pacienteve të posalindura.
Gjithashtu, ky spital ka ngritur edhe aktakuzë gjyqësore ndaj ish-punonjësëve të tyre, dhe kanë kërkuar falje publikisht nga familjarët e bebeve dhe gjithë pacientët e tyre për këto sjellje të papranueshme dhe denigruese. /Gazeta Shneta/