Zyrtari për Financa në Ministrinë e Shëndetësisë, Fatmir Kajtazi, dyshohet se ka tërhequr qindra mijëra euro për anvanse, e të cilat janë të pa arsyetuara.
Kajtazi dyshohet gjatë vitit 2016 dhe 2017 ka tërhequr para nga kodi buxhetor 206 i ministrisë së Shëndetësisë i cili përmban rreth 500 mijë euro çdo vit.
400 mijë euro janë tërhequr në shuma prej 3 mijë deri 20 mijë euro me arsyetimin për avanse të cilat iu jepen zyrtarëve për udhëtime jashtë vendit.
Burime të Gazetës Shneta bëjnë të ditur se në këtë skandal janë të përfshirë një numër i madh i zyrtarëve të cilët kanë bashkëpunuar dhe për të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur këtë fond.
Sipas burimeve, rreth 100 mijë euro janë tërhequr për zyrtarët e Ministrisë ndërsa më shumë se 300 mijë euro kanë shkuar për zyrtarët e Agjencionit Kosovar për Pajisje dhe Produkte Medicinale.
Kryeshefi i AKPM-së ka suspenduar nga puna Shefin e Divizionit për Financa, Mendim Sojeva, ndërsa ka dërguar në Komision Disiplinor Drejtorin e Financave dhe Administratës, Sejdë Tolaj.
Deri më tani ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili ka kërkuar nga organet që të zbulohen keqpërdorimet.
Ai ka bërë të ditur se rasti ka shkuar në Agjencinë Kundër Korrupsion, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/