Një hulumtim i gazetarëve të emisionit “Boom”, ka shpërfaqur një skandal të Institutit Shtetëror të nxënësve të verbër që ka tronditur opinionin në Tiranë
Një investigim disa ditor i emisionit “BOOM” në Institutin Shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, ku morën pjesë disa gazetarë, ka nxjerrë në dritë të vërteta të dhimbshme mbi trajtimin që u bëhet këtyre fëmijëve të moshës 5-15 vjeç.
Pavarësisht se për këtë shkollë jepet një fond jo i vogël nga shteti shqiptar, kushtet më minimale janë skandaloze.
Dhe po flasim për kushtet minimale të të ushqyerit.
Kamerat e fshehta të gazetarëve tanë kanë regjistruar rrëfimin se për 66 fëmijë ekziston vetëm një frigorifer i vogël edhe ai i ndryshkur.
Gjithçka nisi me një letër të cilën e adresoi një nga nxënësit tek emisioni “Boom”.
“Ambienti ku ne ushqehemi është një ambient i kohës së mesjetës ku nuk ka furrë, as frigorifer dhe ushqimet rrinë në magazinë e cila është e mbushur gjithnjë me minj dhe mace. Për të ngrënë më shumë na japin fasule dhe salçiçe të thartuara. Sa i përket higjienës nuk kemi fare shampo dhe ujë të rrjedhshëm”.
“Peshqirët dhe çarçafët janë tejet të përdorur dhe kanë marrë ngjyrë të verdhë”, ka shkruar nxënësi.
Më tepër rreth këtij rasti mund të lexoni në portalin “propacientit.com”.