Qindra gra kanë vdekur nga kanceri i gjirit në Angli, pasi ka ndodhur një gabim kompjuterik në sistemin shëndetësor publik.
Qeveria ka nisur një hetim të pavarur për kancerin e gjirit, pasi besohet se rreth 450 mijë gra nuk u ftuan në testet për këtë sëmundje që nga viti 2009, shkruan Express.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Sekretari i Shëndetësisë Jeremy Hunt ka kërkuar falje gjatë ditës së sotme duke fajësuar “paaftësinë adminsitrative”.
Gratë në Angli të moshës 50-70 vjeçare duhej të ftoheshin automatikisht nga sistemi për të kryer skriningun e gjirit çdo tre vjet. Kjo grup moshë është më e rrezikuar nga kjo sëmundje.
Ato duhej të merrnin udhëzimin për të kryer mamografinë nga një program i administruar nga Shëndeti Publik i Anglisë. Por kompjuteri dyshohet të jetë dëmtuar çka ka bërë që qindra mijëra gra kanë mbetur të pambrojtura nga kanceri i gjirit.
Deri më tani dyshohet se kanë vdekur rreth 270 gra në mungesë të diagnostikimit të hershëm. /Gazeta Shneta/