Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, ka ndodhur një skandal ku infermierja ua ka ndërruar foshnjën prindërve, raporton televizioni malazias RTCG.
Në këtë qendër kërkohet që gjatë lirimit të foshnjës për në shtëpi, përveç nënës do të jenë prezentë edhe tre persona nga klinika – një neonatolog dhe dy infermiere. Por pasi e kanë marrë beben prej mamisë dhe e kanë braktisur Qendrën Klinike, nëna nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur, por kishte qenë babai i cili kishte dyshuar në peshën e bebes.
Kur kanë arritur në shtëpi nëna ia kishte hapur pelenat bebes dhe kishte vërejtur se numri në byzylykun spitalor nuk ishte i njëjtë, transmeton Insajderi.com. Ata ishin kthyer në maternitet, ku i priste fëmija e tyre.
Në Qendrën Klinike të Malit të Zi kanë konfirmuar se ka ardhur deri te ndërrimi i bebeve.
“Gjatë lirimit, infermierja si dhe nëna nuk kishin vërejtur se bebja dhe nëna nuk e kanë numrin e njëjtë. Lëshimi ka ndodhur për shkak të punës së papërgjegjshme, sepse infermierja nuk i është përmbajtur procedurës dhe protokollit në lidhje me lirimin e nënave dhe të porsalindurve nga spitali. lëshimi i cekur menjëherë është stopuar dhe është evituar”, është kumtuar nga QKMZ.
Drejtori i Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri menjëherë e ka lajmëruar ngjarjen drejtorinë e QKMZ dhe kundër infermieres përgjegjëse është nisur procedura disiplinore, për ndërrimin e vendit të saj të punës apo të suspendimit.