Shoqëria është ajo që i vendos femrat dhe meshkujt nën një trysni frymëmarrëse dhe u dikton rolet ende pa lindur. Një djalë duhet të jetë një “macho” ndërsa vajzat të brishta dhe të bukura.
Por mesa duket studimet e fundit shkencore hedhin poshtë gjithçka më parë kemi besuar. Në artikullin e tij më të fundit, Dr. Allan Schore, psikolog shpjegon se si foshnjet meshkuj vijnë në këtë botë me pak të përgatitur për t’u përballur me agjentët stresantë.
Arsyeja? Djemtë kanë më pak hormone vetrregulluese të stresit dhe ana e djathtë e trurit të një djali të vogël, përgjegjëse për zhvillimin e emocioneve, gjithashtu rritet më ngadalë në krahasim me vajzat.
Vajzat kanë më shumë enzima kimike që reduktojnë dhe mbajnë nën kontroll nivelet e hormoneve të stresit në ndryshim nga djemtë që janë shumë herë më të riskuar të preken nga çrregullimet neuropsikiatrike si autizmi, skizofrenia vetëm prej kësaj arsyeje.