Ju tashmë e dini se stresi është i dëmshëm për shëndetin tuaj, por bazuar në studimin e ri të pulikuar në Neurology, ai mund të jetë i dëmshëm edhe për trurin tuaj.
Studimi i ri gjeti se të rriturit me numër më të lartë të kortizolit kanë pasur volum të trurit dhe funksion kognitiv më të ulët se sa njerëzit me nivel më të ulët të këtij hormoni, që sugjeron se stresi mund të jetë fajtori. Hormoni i kortizolit është i përfshirë në shumë procese të ndryshme të trupit, duke përfshirë metabolizmin, imunitetin dhe formimin e memories.
Edhe pse ky studim nuk i ka ndjekur njerëzit më vonë për të parë nëse ata do të zhvillojnë demensia, këto efekte mund të jenë indikator të përkeqësimin kognitiv më vonë gjatë jetës, thotë Dr. Sudha Seshadrin Profesor në Universitetin San Antonio. “Ne më parë kemi treguar se ndryshimet në këtë masë të madhe parashikojnë nivelin e demensias.”
Gjatë studimit është vërejtur se personat me nivel më të lartë të kortizolit kishin volum më të ulët të trurit, dhe arrinin më pak pikë në testet kognitive dhe të kujtesës.