Një shkak i zakonshëm i infertilitetit femëror – sindromi ovarian policistik (PCOS) – mund të jetë për shkak të një çekuilibri hormonal para lindjes, kanë konstatuar studiuesit.
Çfarë është PCOS?
Simptomat përfshijnë:- Perioda të parregullta ose fare hic perioda, që do të thotë se vezoret nuk lëshojnë rregullisht vezë
– Vështirësi në marrjen e barrës
– Rritja e tepruar e flokut të shkaktuar nga testosteroni i tepërt, shtim në peshë
– Lëkurë me yndyrë dhe akne
Studiuesit në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimeve Mjekësore (Inserm) kanë zbuluar se sindromi mund të shkaktohet para lindjes nga ekspozimi i tepërt në mitrën e një hormoni të quajtur hormon anti-Müllerian (AMH). Ata gjetën që gratë shtatzëna me PCOS kanë nivele 30% më të larta të hormoneve sesa gratë normale. Meqenëse sindromi është i njohur si sindrom trashëgues në familje, Shkenctarët donin të provonin shiqonin se mosbalancimi në shtatzëni a mund të përcillet vajza.
Ata injektuan AMH në minj shtatzënë, dhe pasi që pasardhësit u rritën, gjetën se kishin shumë simptoma PCOS, duke përfshirë edhe ovulimin e rrallë dhe vonesat në ngeljen shtatzënë. Hormoni i tepërt dukej të mbi-stimulonte një sërë qelizash të trurit që ngrehin nivelin e testosteronit.
Pas trajtimit me një ilaç IVF të përdorur për të kontrolluar hormonet e grave, cetrorelix, minjtë ndaluan duke treguar simptoma të PCOS.”Kjo mund të jetë një strategji joshëse për rikthimin e ovulacionit dhe përfundimisht rritjen e shkallës së shtatzënisë në këto gra”, tha për “New Scientist” Paolo Giacobini, grupi i të cilit zhvilloi hulumtimin në Inserm. /Gazeta Shneta/