Sindromi i këmbëve të lodhura shihet të jetë një çrregullim neurologjik, që ju shtyen për t’i lëvizur gjymtyrët sa më shpesh sidomos gjatë gjumit.
Mundohuni që ta largoni këtë çrregullim ose së paku ta lehtësoni duke mbajtur këmbët lart për t’i relaksuar.
Duhet cekur gjithashtu që ky sindrom ka të bëjë edhe me shfaqjen e ngërçeve të ndryshme në këmbë.
Deri më sot, shkaqet e sindromit së këmbëve të lodhura nuk janë plotësisht të njohura. Mendohet se ka një origjinë gjenetike.
Gjatë një “sulmi” të sindromës së këmbëve të lodhura, në vend që të bëheni nervozë është më mirë të çoheni nga shtrati, të lëvizni këmbët dhe të ecni. /PerNenat/