Bebet lindin me koka të buta në mënyrë që të lejojnë rritjen e mrekullueshme të trurit që ndodh në vitet e para të jetës.
Në këtë mënyrë kokat e tyre ‘brumosen’ ngadalë. Kalimi i femijeve në kanalin e lindjes mund të bëjë që koka e një të sapolinduri të duket me majë ose tepër e gjatë. Kështu është normale për kafkën e një foshnjeje, e cila pwrbëhet nga disa kocka tw cilat me kohwn shkrihen me njëra tjetrën, të jenë pak të çuditshme në formë ditët e para ose javët e para të lindjes.
Por nëse një fëmije zhvillon një pjesë të sheshtë në pjesën anash kokës ose mbrapa, kjo mund të jetë sindroma e kokës së sheshtë. Kjo sindromë zakonisht zhvillohet kur foshnja fle në të njëjtin pozicion pjesën më të madhe të kohës, ose për shkak të problemeve me muskujt e qafës.
Ky problem nuk dëmton zhvillimin e trurit dhe për fatmirësisht nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale. Praktika të thjeshta si ndryshimi i pozicionit të fëmijës dhe mbajtja në dorë mund të ndihmojnë.
Shkaqet
-Shkaku më i zakonshëm i kokës së sheshtë është pozicioni i fjetjes së foshnjës. Për shkak se të sapolindurit flenë për shumë orë mbi kurriz, koka ndonjëherë sheshohet në një pjesë. Vendosja e fëmijës gjatë ditës në vende si: ndenjësja e bebit në makinë, mbajtwset, karrocw e rrit problemin gjithashtu.
-Foshnjat që kanë lindur parakohe janë më të predispozuar të kenë një kokë të sheshtë. Kafka e tyre është me e bute se e fëmijëve që kanë qëndruar 9 muaj në uterusin e nënës. Fëmijët e parakohshëm kalojnë një kohë të gjatë shtrirë, pa lëvizur, për shkak edhe të nevojave mjekësore dhe brishtësisë së tepërme pas lindjes, që zakonisht kërkojnw të qëndrojnë në njësinë e kujdesit intensiv.
-Një foshnjë mund të fillojë të zhvillojë këtë sindromw para se tw lindw, nëse presioni i pelvisit të nënës bie mbi kafkën e foshnjës, ose në rastin kur janë binjakë. Në fakt, shumë foshnja të lindura në lindje shumëfishe kanë kafka që kanë pjesën e sheshtë tek i njwjti vend.
-Lidhja e fëmijës në djep shkakton këtë sindromë gjithashtu. Foshnjat e lidhura e kanë të vështirë të lëvizin kokën për shkak të muskujve të shtrënguar të qafës në një anë të saj.
-Shumë foshnja që kanë filluar më sindromën e kokës së sheshtë mund të zhvillojnë tortikolis (qafë të shtrembër). Për arsye se kërkon shumë energji për ta të kthejnë kokën, fëmijët që e kanë shumë të theksuar pjesën e sheshtë, tentojnë të qëndrojnë në atë pozicion, kështu që qafa e tyre ngurtësohet për shkak të mospërdorimit.
Trajtimi
Nëse foshnja juaj ka këtë sindromë shkaktuar nga qëndrimi shtrirë, ka shumë gjëra që ju mund të bëni:
Ndryshoni pozicionin e kokës së foshnjës ndërsa ai /ajo fle.
Mbajeni foshnjën më shpesh në dorë.
Praktoni mbajtjen mbi stomak (bark) kur ai/ajo është zgjuar gjatë ditës.
Mund t’i praktikoni disa ushtrimi të thjeshta, por që kanë nevojë për instruktor.