Federata e Sindikatave të Shëndetësisë kanë ndarë nga buxheti i tyre 10 mijë e 186 euro për Shqipërinë, si dhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Gjilani dy anëtarë të së cilës vdiqën në Durrës.
FSSHK ka njoftuar se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve është marr sot në një mbledhje të jashtëzakonshme. “Sot me datë 27 Nëntor 2019 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës u vendos që për shkak të tragjedisë nga tërmeti për popullatën shqipëtare në nevojë të ndahet shuma prej 10,186.00 euro, e që është barazvlerë e secilit anëtarë të FSSHK-së nga 1 (një) euro”.
“Po ashtu duke bashkëndjerë dhembjen me familjen Abazi nga Livoqi i Komunës së Gjilanit, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendos që familjes së tyre të ju ndaj shumën prej 2,000.00 (dymijë) euro në shenjë solidaritetit”, thuhet në njoftim. Këto para do të derdhen në llogarinë zyrtare.
Ndërkaq FSSHK ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte do të vizitojnë edhe zonat e prekura nga tërmeti. /Gazeta Shneta/