Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistë tjerë shëndetësorë po insiston në kërkesën e tyre për ndryshimin e koeficientit për këtë kategori në Ligjin për Paga i cili pritet të zbatohet nga ky muaj.
Pasi kanë dorëzuar kërkesën e tyre tek Avokati i Popullit për dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese, sindikalistët po vazhdojnë të insistojnë në kërkesën e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
“Në ndërkohë bëjmë thirrje komunitetit infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor që t’a ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe dezinformatave nga qarqe të caktuara deri në marrjen e përgjigjes nga institucionet relevante me ç’rast do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, duke insistuar në dialog social, kërkesat legjitime për këtë komunitet vital për sistemin e shëndetësisë, me kohë i ka dorëzuar në institucionet relevante duke përfshirë edhe institucionin e Avokatit të Popullit të cilin e inkurajojmë fuqishëm në procedimin e Ligjit të Pagave 06/L- 111 në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e ligjshmërisë duke u bazuar në faktin që neni 3, parimi i pagës së barabartë, pika 1.3 i këtij ligji dukshëm dhe qartë është shkelur në proporcion me rangimin me koeficient për komunitetin tonë dhe konsiderojmë që është në dëm të komunitetit.
Në ndërkohë bëjmë thirrje komunitetit infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor që t’a ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e manipulimeve dhe dezinformatave nga qarqe të caktuara deri në marrjen e përgjigjes nga institucionet relevante me ç’rast do të njoftoheni me kohë.
Kryesia e SHSIMP
Prishtinë, 01/12/2019