Trupi i çdo gruaje është i ndryshëm dhe kështu mund të jetë edhe cikli menstrual.
Dikush mund të ketë gjak vetëm për dy ditë dhe një grua tjetër mund të ketë gjakderdhje për një javë të tërë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjakderdhja e rëndë – menoragjia apo gjakderdhja e rëndë ndodhë kur gratë vuajnë nga anemia. Periudhat e rënda gjithashtu mund të vijnë nga çekuilibrimi hormonal, fibroida të mitrës ose polipeve.
Mungon cikli menstrual – shtatzania nuk mund të jetë arsyeja e vetme pse një grua nuk ka cikël menstrual. Ndërsa nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse është për shkak të ushtrimit intensiv, humbjes së peshës, stresit ose shtimit të peshës disa arsye të tjera si sindroma e vezës polycistic ose perimenopauza mund të jenë shqetësuese.
Periudhat jonormale – ndërsa periudhat normale zgjasin diku midis dy deri në shtatë ditë, disa gra mund të kenë periudha më të shkurtëra ose jashtëzakonisht të gjata.
Të vjellura ose diarre – disa gra kanë diarre ose të vjella gjatë periudhave të tyre. Në këto raste, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. /GazetaShneta/