Sepsa është përgjigja e trupit për jetën ndaj ndonjë infeksioni që mund të çojë në dëmtimin e indeve, dështimin e organeve dhe vdekjen. Me fjalë të tjera, është reagimi aktiv dhe toksik i trupit tuaj ndaj një infeksioni.
Sistemi juaj imunitar zakonisht punon për të luftuar çdo mikrob (bakteret, viruset, kërpudhat ose parazitët), për të parandaluar infeksionin. Nëse ndodh një infeksion, sistemi juaj imunitar do të përpiqet ta luftoj atë, megjithëse mund të keni nevojë për ndihmë me ilaçe siç janë: antibiotikët, antiviralët, antifungalet dhe antiparasitikët, transmeton Gazeta Shneta.
Telefononi emergjecën nëse shihni ndonjë të posalindur ose fëmijë që ka këto simptoma:
Lëkurë blu ose lëkurë dhe buzë të zbehura
Skuqje e cila nuk largohet
Vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje shumë e shpejtë
Një klithmë e lehtë e cila nuk është si klithma e tyre normale
Nuk përgjigjen si zakonisht ose nuk janë të interesuar për tu ushqyer ose aktivitete tjera që ata i bëjnë zakonisht.
Gjithmonë të përgjumur dhe është e vështirë t’i zgjoni.
Telegononi emergjencën nëse një i rritur ka këto simptoma:
Janë konfuz dhe nuk arrijnë të kenë artikulim të qartë
Lëkurë blu ose lëkurë dhe buzë të zbehura
Skuqje e cila nuk largohet
Vështirësi në frymëmarrje ose frymëmarrje shumë e shpejtë.
Zbulimi i sepsës
Sepsa është e vështirë për tu zbuluar dhe njohur. Ka shumë simptoma të mundshme. Simptomat mund të jenë të paqarta. Mund të jenë simptoma të ngjashme me gripin ose ndonjë infeksion në gjoks.
Telefononi emergjencën nëse:
Ju, fëmija juaj ose dikush tjetër që njihni ka këto simptoma:
Nuk ndjehet mirë
Nuk ka urinuar gjithë ditën ose rreth 12 orëve të fundit
Vjellë vazhdimisht dhe nuk mund të mbajë ushqim në bark
Ka ënjtje, skuqje ose dhimbje
Ka temperaturë shumë të lartë ose të ulët. Ka shumë të nxehtë, shumë të ftohtë ose dridhet./GazetaShneta/