Vetëm 1 në 100 gra kanë njohuri mbi simptomat e kancerit të vezores, sugjeron një sondazh i ri. Një studim i kryer tek më shumë se 100 gra në Britani ka zbuluar se vetëm 1% e tyre e dinin se nevoja për të urinuar shpesh është një simptomë e kësaj sëmundje, shkruan “shëndeti”.
Ndërkohë, 4 në 5 e tyre nuk e dinin që dhimbja në pjesën abdominale mund të vijë si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Ekspertët po përpiqen të ndërgjegjësojnë gratë mbi këto simptoma, që të kërkojnë ndihmë në kohë. Studimet kanë treguar se vetëm 20% e grave të prekura nga kanceri në vezore arrijnë të diagnostikohen që në fillim me këtë sëmundje.
“Duhet të veprojmë tani për të ndryshuar jetët e grave me kancer të vezores para se të jetë shumë vonë”, bëjnë thirrje ekspertët.