Dhimbja e shpinës gjatë shtatzënisë në shumicën e rasteve ndodh në qendër të shtyllës kurrizore.
Por, në disa rate, ajo mund të jetë e vendosur edhe në pjesën e poshtme të shpinës si dhe në të dy anët.
Vendodhja e dhimbjes varet nga rrënja nervore që preket, derisa, kjo dhimbje mund të lehtësohet nga pushimi, dhe bëhet më e fortë nëse lëvizim, transmeton Gazeta Shneta.
Dhimbja e shpinës gjatë shtatzënisë zakonisht është me ndërprerje, ajo vjen edhe shkon gjatë ditës dhe shoqërohet me ndjesi shpimi, djegie, mpirje ose dhimje muskulore.
Më së shumti, dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës ndikon vetëm në një anë të trupit.
Po ashtu kjo dhimbje mund të shkaktohet nga mënyra e pozicionit të fetusit brenda mitrës.
Në shumicën prej rasteve, dhimbja e shtyllës kurrizore fillon të ndodhë ndërmjet muajit të pestë dhe të shtatë./Gazeta Shneta/