Ndërsa hormonet ndryshojnë për të mbështetur jetën e re brenda jush, shtatzënia vjen me simptoma të panumërta.
Ja çfarë mund të prisni në tremujorin e parë të shtatëzanisë suaj shkruan Insider transmeton Gazeta Shneta.
– Simptomat e tremujorit të parë (1-12 javë)
Çdo grua është e ndryshme, dhe po kështu është çdo shtatëzani, kështu që ndryshimet hormonale gjatë shtatëzanisë do të kenë efekte të ndryshme.
Nauze dhe të vjella:
Sipas një studimi të bërë nga Shoqata Amerikane e Shtatëzanisë (APA), 25% e grave thanë që sëmundja e mëngjesit ishte simptoma e tyre e parë.
“Nauze dhe të vjella janë shkaktuar nga rritja e hormonit, gonadotropina korionike humane (hCG)”, thotë Dr. Marianna Vardaka gjinekologe.
Periudha e humbur menstruale:
Sipas të njëjtit studim – APA, thuhet se 29% e grave thanë që një periudhë e vonuar ishte simptoma e tyre e parë.
Kjo pasi një herë që veza implanton në mitër, ajo ndalon ciklin menstrual.
Mund të keni akoma disa gjakderdhje nga njollat ose implantimi, të cilat mund të ndodhin ndërsa veza lëviz për tu ngjitur në murin e mitrës.
Urinimi i rritur:
Sasia juaj e gjakut rritet për të mbështetur nevojat ushqyese të foshnjës. Kjo do të thotë se më shumë gjak filtrohet nga veshkat tuaja duke u rritur kështu nevojë për të urinuar.
Lodhja:
Trupi juaj po prodhon më shumë – një hormon të quajtur progesteron, i cili dihet se shkakton lodhje si dhe të vjella, nauze, kapsllëk dhe urth.
Simptoma të tjera të lidhura me hormonet që mund të shfaqen në tremujorin tuaj të parë përfshijnë:
Dhimbje koke, gjoks të fryrë, urth, kongjestioni i hundës, shtimi i peshës dhe shfaqje e akneve. /Gazeta Shneta/