Herpesi gjenital shkaktohet nga dy viruse: Virusi herpes i llojit 1 (HSV-1) dhe ai i llojit 2 (HSV-2).
Zakonisht, HSV-2 është i lidhur me herpesin gjenital, ndërkaq HSV-1 me atë oral, sipas CDC, transmeton Gazeta Shneta.
Herpesi gjenital mund të merret zakonisht nëpërmjet kontaktit të dy organeve gjenitale, ku njëri ndër ta është i prekur nga gjendja shëndetësore seksuale.
Por, gjithashtu ai mund të kontraktohet edhe nëpërmjet partnerit, të cilit nuk i është shfaqur ndonjë simptomë e zakonshme apo klasike. Kjo ndodh për shkak se, kur partneri është asimptomatik, virusi gjendet ende në të dhe mund të jetë ngjitës.
Pyetja më e zakonshme që parashtrohet është cilat janë simptomat e herpesit gjenital? Puçrat e vogla në organin gjenital, plagët e hapura në po këtë organ dhe ndjesia e temperaturës së ndryshueshme – nga të nxehtit në të ftohtë – mund të jenë determinues të sëmundjes.
Sidoqoftë, sëmundja ka tendenca të mos shfaq fare simptoma, por në rast të ndonjë simptome të gripit, është mirë të vizitohet mjeku./Gazeta Shneta/