Prerja e thonjëve të bebeve është një temë që i shqetson shumë nëna e sidomos nënat e reja. Zakonisht të tjerët u tregojnë atyre se si duhet t’ua presin thonjët fëmijëve, qofshin këta prindër më të vjetër apo vetë prindërit e tyre. Për këtë arsye Pregnant Chicken ka bërë një listë të gjërave që duhet të bëni për prerjen e thonjëve të bebeve tuaja të cilën e sjellë për ju Gazeta Shneta.
Zgjedhni një prerës të thonjëve për bebe
Zakonisht ka opsione për t’u zgjedhur në mes të gërshërëve të rrumbullakta dhe prerësve të zakonshëm të thonjëve. Prerësit e zakonshmëm u japin më shumë ndjenjën e kontrollës mbi to sidomos në herën e parë kur ta bëni një gjë të tillë.
Gjithashtu mund të futen edhe tek thonjët më të vegjës, duke ju ndihmuar ta kryeni shumë shpejt këtë procedurë.
Gjeni kohën ideale
Kur është ajo kohë ideale për prerjen e thonjëve të bebes tuaj? Kjo rekomandohet të bëhet menjëherë pasi ta keni pastruar bebin tuaj. Kjo përshkak se thonjët zbuten pas dushit dhe është më e lehtë t’i preni ata.
Prerja e thonjëve të bebes tuaj
Sapo t’a shihni që bebi juaj është i relaksuar sa duhet, me duart e tij në dorën tënde ku s’mund të lëvizë shumë, mund të filloni prerjen. Shtyjeni lëkurën e thonjëve prapa duke përdorur gishtat tuaj dhe fusni prerësin e thonjëve mes thonjëve dhe lëkurës në mënyrë që t’a kryeni prerjen. Hera e parë mund të mos jetë përvoja më e mirë, por duke praktikuar mund t’a perfeksiononi atë.
Përsërisni
Rekomandohet që t’u preni bebeve tuaja thonjët të paktën një herë në javë që të parandaloni që t’ju rriten shumë. Definitivisht nuk e besojmë se dëshironi që bebi juaj ta grithë veten me thonjët e vet! / Gazeta Shneta