Disa prindër nuk mund të presin që t’u tregojnë fëmijëve të tyre se po presin një shtatzani tjetër. Disa të tjerë e mbajnë atë deri në tremujorin e parë ose edhe më gjatë
Sa kohë duhet të prisni dhe lloji i reagimit që mund të prisni varet nga mosha dhe temperamenti i fëmijëve tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Shumica e të vegjëlve nuk kanë aftësitë njohëse për të kuptuar se ka një fëmijë që po rritet brena nënës së tij. Pavarësisht se çfarë i thoni, ai/ajo nuk do ta kuptojë derisa ta shoh fëmijën.
Një fëmijë më i ri se 18 muaj nuk ka gjasa të vërejë se jeni shtatzënë. Nëse fëmija juaj ka filluar të flasë, ai/ajo do ta ketë më të lehtë të imagjinojë se një fëmijë po vjen në jetë.
Nëse fëmija juaj është më i madh se 18 muaj, ju duhet t’i tregoni gjithsesi. Fëmija në këtë moshë kupton dhe në një mënyrë ose tjetrën ai/ajo do ta kuptojë. Prandaj, është më mirë të dëgjojë nga ju sesa nga dikush tjetër.
Kur jeni gati për t’i treguar zgjidhni një kohë për të folur në lidhje me të, kur fëmija juaj është i qetë dhe nuk merret me ndonjë shpërqendrim ose ndryshime të tjera në jetë. /GazetaShneta/