Një zgjidhje natyrale që do të ju ndryshojë pamjen
Është shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe një alternativë që nuk përmban as toksina e as kimikate por veç lëndë ushqyese.
Përbërësit:
1 e bardhë veze
1 banane
100 ml birrë
2 lugë mjaltë (50g)
Përgatitja:
Vendosim të bardhën e vezës në një tas dhe e përziejeni për një ose dy minuta. Bananen e shtypim në formë pureje dhe e përziejmë me vezën. Shtojmë birrën dhe mjaltin dhe i përziejmë mirë për të përftuar një mase homogjene.
Aplikimi:
Përzierja aplikohet që nga rrënja deri te maja. Lihet për dy orë në mënyrë që floku të marrë të gjitha vlerat e përbërësve. Përsëriteni maskën dy ose tri herë në javë.
Floku juaj do të jetë me shkëlqim dhe i butë pas përdorimit të maskës.