Shenjat e strijave nuk do të zhduken, por ato normalisht do të bëhen më pak të dukshme në muajt dhe vitet e ardhshme. Në fillim ato do të kenë ngjyrë rozë, e kuqe-kafe ose ngjyrë vjollce. Pigmentimi i ngjyrës përfundimisht do të zbehet me kohë, dhe do të marrin ngjyrë më të lehtë se sa lëkura që keni afër strijave.
Ka shumë krema dhe vajra që pretendojnë të heqin shenajt e strijave. Megjithatë, shumica e këtyre produkteve janë thjeshtë mashtrime dhe nuk do të kenë ndonjë efekt për eleminimin e strijave. Kremërat që kanë vitaminë A, mund të përmirësojnë lëkurën tuaj nëse këto krema përdoren që në fillimet e hershme të shtatzanisë. Kjo është ideale kur në trupin tuaj ende nuk keni të qara të lëkurës.
Kirurgjia është një mundësi tjetër, nëse keni lëkurë të mjaftueshme për të hequr. Ajo do të jetë në gjendje të heqë vetëm shenjat e strijave nën butonin tuaj të barkut. Terapia me laser dhe kirurgjia janë të shtrenja dhe shpesh herë nuk janë të preferueshme nga dermatologët./GazetaShneta/