Pothuajse të gjithë përjetojnë shqetësimin e një kruarje të brendshme fyti herë pas here. Gryka e kruar është një shenjë shumë e zakonshme e alergjive nga bari dhe alergjive të tjera ose mund të jetë një shenjë e hershme e një infeksioni viral ose bakterial.
Shumicën e kohës, kruarja e fytit mund të menaxhohet me trajtime të thjeshta, duke përfshirë mjetet shëruese në shtëpi shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Mjetet shëruese shtëpiake për kruarjen e brendshme të fytit mund të ndryshojnë në bazë të shkakut. Megjithatë, ka disa mjete shëruese të vërtetuara dhe të testuara që mund të ndihmojnë në shumicën e rasteve.
Këto mjete përfshijnë:
- Një lugë mjaltë për të mbuluar fytin
- Garëgaritja e fytit me ujë të kripur
- Tabletë dhe pika kollash
- Sprej i hundës
- Çaj të nxehtë me limon dhe mjaltë
Gjithashtu, shumica e njerëzve do të zbulojnë se mund të zvogëlojnë rrezikun e kruarjes së brendshme të fytit nëse veprojnë kështu:
- Lënë duhanin
- Pijnë shumë ujë
- Shmangin kafeinën dhe alkoolin
- Lajnë duart shpesh gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit
- Shmangin hapjen e dritareve dhe daljen jashtë gjatë sezonit të alergjisë
Vizitoni mjekun tuaj në rast se simptomat zgjasin më shumë se 10 ditë./Gazeta Shneta/