Mamia Razije Musa ka treguar disa sekrete se si t’i mbroni bebet nga viruset.
Lexoni më poshtë postimin e saj:
Përshëndetje nana,
Edhe më herët kam shkruar se si të pastroni hundët e bebes në periudha si kjo tani, ku viruset janë të pranishme.
Nëse nana ja pastron hundët bebes me aspirator, kjo gjë i ndihmon shumë bebes që të ketë frymëmarrje më të lehtë e kështu bën edhe gjumë më të mirë.
Gjithashtu me pastrimin e hundëve me aspirator, beba ka më pak gjasa të fitoj bronhit, duke pas parasysh se ato rrinë shtrirë gjatë gjithë kohës.
Ju duhet të kujdeseni që dyshekun ku bën gjumë beba, ta ngritni në pjerrtësi 30 shkallë, sepse në këtë formë sekreti do kaloj poshtë dhe do liroj rrugët e frymëmarrjes. Mund të vendosni dy peshqira nën dyshek, nga ana e kokës.
Për lirimin e hundëve të bebes nuk përdoret asgjë tjetër përveçse ujit me kripë deti. Edhe në barnatore gjeni sprej me ujë deti.
Dhoma ku beba qëndron dhe bën gjumë nuk duhet të ketë temperaturë më të lartë se 22 gradë celsius dhe ajri nuk duhet të jetë i thatë.
Nëse dhoma e bebes ngrohet me radiatorë, mbusheni një enë me ujë të nxehtë dhe vendosni në ujë çaj kamomil. Mund të përdorni edhe lagështues ajri në formë aparature.
Gjatë gjendjes virusale, bebes nuk i lidhen duart dhe as nuk bën të vendoset në djep. Beba duhet me qenë e lirë dhe të mos kufizohet fizikisht.
Uroj ta kaloni një dimër sa më të këndshëm me engjujt tuaj të vegjël.
Me dashuri,
Razija