Si t’i inkurajoni fëmijët tuaj të pinë më shumë ujë

2018-07-24 në ora 06:31

Nëse doni që edhe fëmijët tuaj të jenë të hidratuar dhe të pastrojnë organizmin me konsumimim më të rregullt të ujit, kjo duhet të fillojë nga ju.

Prindërit duhet të jenë model për fëmijët, duke përdorur ujë brenda ditës, që nga mëngjesi.

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze gjatë ushqimit dhe nuk iu pëlqen të pinë, qetësohuni.

Disa mënyra mund t’iu ndihmojnë t’i inkurajoni ata që pinë më shumë dhe të mësohen me ujin:

– Sigurohuni që fëmijët tuaj kanë konsumuar ujë para se të shkojnë në shkollë, në mëngjes dhe para dhe pas lojës.

– Ofrojini pije rregullisht, sidomos kur është nxehtë.

– Disa ushqime përmbajnë ujë (si frutat, perimet dhe jogurti, qumështi, supa), dhe mund të ndihmojnë që të merren lëngjet.

– Kur dalin jashtë, le të marrin me vete një shishe me ujë.

– Provoni dhe provoni përsëri, kjo iu ndihmon fëmijëve të shijojnë ujin. Lejini fëmijët tuaj të zgjedhin gotën ose shishen e tyre dhe t’i mbushin vetë./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *