A e dinit që hurmat e thata janë një burim i shkëlqyer i hekurit dhe se rekomandohen për fëmijët gjatë pubertetit dhe të gratë shtatzëna.
Ato janë një ushqim ideal për personat që vuajnë nga anemia, por mjekët e rekomandojnë konsumimin e tyre edhe gjatë shtatzënisë, veçanërisht një muaj para lindjes, transmeton Gazeta Shneta
Kjo do të ndihmojë që të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje.
Diçka e tillë tashmë është vërtetuar edhe shkencërisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani.
Hurma është edhe një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes. Ato ndihmojnë në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën dhe parandalojnë depresionin. / Gazeta Shneta