Pyetje të shpeshta ju drejtohen përfaqësuesve mjekësorë rreth qështjeve të ndryshme, së fundmi mamia Razije Musa përgjigjet për disa sosh.
Ajo ka thënë se nuk duhet ta ndajmë qumështin e gjirit në të keq dhe në të mirë sikur formulat. Pastaj në shtuarjen e sasisë së qumështit të gjirit rekomandon që të largohet stresi, të pini së paku 3 litra ujë për 24 orë, shkruan Gazeta Shneta.
Për më shumë ndiqni postimin e plotë: Të dashura nana uroj të jeni mirë, sot po ju drejtohem me përgjigje të tjera nga pyetjet e juaja.1. Një Nane po i thotë vjehra se e ka qumeshtin e ligë ndërsa beba 9muajshe peshk. 8.500 gramë. Unë them që pesha është perfekte dhe nana duhet të vazhdoj me gjidhënie, nuk ka qumesht gjiri të mirë e të keq. OBSH rekomandon gjidhënien deri në 1 vit. Vendosni ju për veten e fëmijën tuaj. 2. Si ta shtoj qumeshtin e gjirit. Unë rekomandoj që ta largoni stresin, të pini së paku 3 litra ujë për 24orë, ushqim të shëndetshëm, pushim e qetësi. Evitoni lakrat, pasulin dhe pijet e graziata.3. Si ta ndërprej gjidhënien. Unë rekomandoj që së paku një muaj përpara të jepni gji më rrallë ashtu e zvogëloni sasinë e qumështit. Çdo tri ditë mos e jepni një racion dhe mos e leni beben t’i zbrazë gjinjtë mirë sepse po u zbrazen fillon prodhimi përsëri. Me dashuri, Razija./Gazeta Shneta/