Kur është dita e saktë e lindjes së bebes tuaj? A ngjanë kjo pas përfundimit të 9 muajve, apo 40 javësh; a janë këto dy koncepte të njejta apo kanë dallim?
Nëse testi juaj i shtatëzanisë tuaj ka rezultuar pozitiv, tashmë keni filluar t’i bëni kalkulimet për të kuptuar ditën e lindjes. Por, mos u befasoni nëse çdo herë që bëni kalkulimet, kjo datë iu del ndryshe! Për këtë arsye, në këtë artikull mund ta kuptoni mënyrën e duhur të kalkulimit të javëve dhe muajve të shtatëzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Si kalkulohet afati i fundit i shtatëzanisë?
Dita e fundit e shtatëzanisë tuaj kalkulohet duke i shtuar 40 javë (280 ditë) ditës së parë të menstruacionit tuaj të fundit. Kjo bëhet duke supozuar se menstruacioni juaj ishte cikël 28 ditësh.
Menstruacionet dhe ovulimi llogariten si dy javët e para të shtatëzanisë, për shkak se ovulimi nis dy javë pas ditës së parë të menstruacioneve.
Nëse sillni në jetë foshnjen në ditën e caktuar si e fundit, atëherë ajo është 38 javëshe, dhe jo 40. Kur menstruacioni i parë nuk vie, kjo nënkupton se duhet të jeni 4 javë shtatëzënë.
Si t’i kalkuloni javët e shtatëzanisë?
Shtatëzania kalkulohet duke u nisur nga menstruacioni i fundit. Dita e parë e shtatëzanisë fillon në ditën e parë të menstruacionit. Logjikisht, javët pasuese janë të kalkulueshme.
Kjo mund t’iu duket e quditëshme, por do t’iu ndihmoj të dini datën ekzakte për ndihmën mjekësore. Nëse nuk keni pasur ndonjë kalkulues elektronik dhe e dini kur ka filluar fertilizimi, atëherë kjo metodë me anë të menstruacioneve është mënyra më e saktë për të ditur datat e ovulimit dhe ngjizjes përafërsisht.
Si i përcaktojnë javët doktorët?
Doktorët përdorimin një rregull standard me anë të 3 metodave për të numëruar javët e shtatëzanisë – bazuar në cikël menstrual, me ndihmën e ultratingujve, dhe me ekzaminim fizik. Megjithëse dita aktuale e lindjes nuk mund të dihet, ky proces tre hapësh ndihmon për të parashikuar datën e përafërt për lindje.
Kur duhet të filloni numërimin e javëve të shtatëzanisë?
Mund të filloni të numëroni javët sa më shpejt pasi që e keni kuptuar se jeni shtatëzënë. Duhet të filloni numërimin e 40 javëve tuaja nga dita e parë e menstruacionit. Kur i afroheni datës së lindjes, mund të filloni të numrin ditët e shtatëzanisë si – 1 ditë 39 javë, 2 dite 39 javë, dhe kështu me radhë. /Gazeta Shneta/