Ndryshime që nuk i prisnit pasi të bëheni me fëmijë!
Përpara se të bëheni me fëmijë mund të keni dëgjuar se jeta juaj do të ndryshojë rrënjësisht, por asnjëherë nuk mund ta kuptoni diçka të tillë, deri në momentin që e provoni.
Me ardhjen e një fëmije, do të keni më pak gjumë e para, por shumë më shumë përgjegjësi e emocione të bukura.
- Do të zbuloni një forcë të brendshme që nuk e keni kuptuar kurrë më parë.
- Do të pranoni se kilet e tepërta janë të vlefshme për vetë faktin se keni lindur një fëmijë.
- Nuk do t’ju duhet më një orë, fëmija juaj përcakton çdo orar.
- Do t’i doni dhe respektoni më shumë prindërit.
- Do të vuani më shumë për dhimbjet e fëmijës sesa tuajat.
- Do të bëheni shumë më të ndjeshëm.
- Do të keni gjithmonë diçka për të folur, qoftë edhe një dhëmb i fëmijës do të bëhet objekt bisede.
- Do të shihni në pasqyrë fëmijën, në vend të vetes suaj.
- Funskionet biologjike të fëmijës nuk do t’ju bezdisin, por do t’ju hipnotizojnë.
- Sakrificat që keni menduar para se të lindni, do t’ju duken të parëndësishme.
- Do të kuptoni se të ngushëllohesh tek një fëmijë ka fuqi magjike.
- Do të bëheni më mirëkuptues ndaj prindërve të tjerë në situata të ndryshme në rrugë, autobus etj.
- Do të keni gjithmonë kohë për një përqafim me fëmijën edhe nëse jeni vonë për diku.
- Do të kuptoni se të kesh mundësi për të bërë dush do të jetë një luks.
- Gjërat që dikur dukeshin të rëndësishme tani janë të pakuptimta.
- Çdo ditë është një surprizë.
/pernenat