Shtatzania dhe lindja janë ato që e ndryshojnë së tepërmi një grua dhe ndonjëherë ajo fillon të mos kujdeset më për veten e saj, të paktën jo aq sa kujdesej para lindjes. Duke qënë kështu, por edhe si pasojë e lodhjes dhe peshës së marrë në shtatzani, nëna e re mund të mos ndihet mjaftueshëm e bukur dhe kjo ndikon edhe në gjendjen psikologjike të saj.
Si të kujdesemi për bukurinë pas lindjes?
Gjëja e parë që duhet të bëni është të kërkoni ndihmë nga familjarët tuaj në mënyrë që të mund të keni kohën e duhur për t’u kujdesur për veten tuaj.
E filloni ditën në mënyrën e duhur. Edhe nëse ndiheni e lodhur, i kushtoni disa minuta kujdesit ndaj vetes. Bëni një dush të shpejtë dhe vendosni të paktën një krem në fytyrë. Të jeni e sigurt se kjo nuk do t’ju marrë më shumë se 15 minuta.
Bëni aktivitet fizik. Kjo gjë është shumë e rëndësishme edhe për të qetësuar mendjen. Ecni dhe bëni ushtrime në mënyrë që të ndiheni në formë.
Bëni sa më gjumë që të mundeni. Mungesa e tij do të bëjë që të keni rrathë të zinj poshtë syve, dhe të mos ndiheni aktive.
Kujdes me ushqimet që hani dhe pijet që konsumoni. Kjo do t’ju ndihmojë edhe në lidhje me gjidhënien. Më tepër rëndësi nga të gjitha pijet, i kushtoni ujit.
Vishuni gjithmonë në mënyrën e duhur. Është koha t’i thoni “mirupafshim” veshjeve të shtatzanisë. Nuk po ju këshillojmë të blini një garderobë të re, por të vishni rroba që ju rrinë bukur në trup.
Rregulloni flokët. Kjo ka lidhje me pikën e parë. Në momentin që dikush kujdeset për fëmijën tuaj mund të shkoni në parukeri dhe të merrni një shërbim profesional. Gjithashtu mund të kujdeseni edhe për thonjtë tuaj, kjo të paktën 1 herë në muaj./pernenat/