Periudha e lindjes së bebes ndonëse shihet të jetë mjaftë e gjatë, kalon shpejtë, por si duhet të kujdeseni për vaginën tuaj pas lindjes.
Edhe pse zakonisht shumica e nënave nuk praktikojnë ndonjë ilaç të caktuar, dhe që cdo herë mungon një pako e tillë e produkteve nga spitali, sipas RootAndBlossom janë një listë e produkteve që duhet të përdorni pas lindjes, transmeton Gazeta Shneta.
Pudra shihet të jetë prej gjërave esenciale, e cila vendoset në mbathjet tuaja dhe që ofrojnë një lehtësim të madhë nëse keni dhimbje apo kruarje.
Po ashtu tek mbathjet tuaja mund të keni një pëlhurë që ju ndihmon shumë nëse keni gjakderdhje të vogla, dhe të cilat duhet të jenë të ftohta.
Të brendshme më të gjera edhe pse në spital ka disa pëlhura që vendosni, por ndoshta zgjidhje më e mirë do të ishte të keni mbathje më të gjera që të mos keni probleme edhe kur shkoni në punë apo kur jeni në publik.
Ndërsa për gjinjtë tuaj, janë disa mbajtëse të tjera që ju lehtëson gjidhënien, pasi me anë të tyre ju mund të mbani pastërtinë më lehtë.
Të gjitha këto, edhe pse disa prej tyre i jep edhe spitali, por po ashtu janë lehtë të gjindshme edhe në dyqane të tjera.
Kjo ishte një eksperiencë e një nëne blogere në RootAndBlossom, edhe pse mund të keni ju eksperienca më ndryshe, këto janë disa prej gjëra më të nevojshme pas lindjes për kujdesin e vaginës suaj.
Por, për gjithçka mos harroni që së pari të konsultoheni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/