Si rezultat i gjendjes së fundit, ekspertët e shëndetit thonë se larja e rregullt e duarve është mënyra më efektive e parandalimit së bashku me qëndrimin në shtëpi si dy rregulla themelore për luftimin e virusit korona.
Ndërsa larja e fuqishme e duarve dhe përdorimi i sanitatorëve të ashpër janë dy faktor që ndikojnë realisht në zvogëlimin e përhapjes së virusit shkruan Independent.
Por në anën tjetër ato mund të kenë një efekt negativ në lëkurë, duke i lënë duart të ndjehen të thata, të plasaritura dhe të lënduara përcjell Gazeta Shneta.
Sipas Dr Susan Mayou, dermatologe thotë se me kalimin e kohës, larja e tepërt zvogëlon pengesën natyrore mbrojtëse të lëkurës.
“Larja e përsëritur e duarve mund të dëmtojë integritetin e lëkurës si një pengesë, duke hequr vajrat natyralë dhe duke bërë që duart të thahen, lëndohen dhe irritohen,” thotë Dr Mayou.
Pra, cilat gjëra të thjeshta mund të bëjmë për të ulur acarimin?
Këtu është një udhëzues i dermatologëve për të kujdesur ndaj duarve tuaja gjatë krizës me koronavirus.
Përdorni një përzierje antibakteriale për duar:
Dermatologët, rekomandojnë të përdorni një pastrues hidratues siç është Dermol 500 për të larë duart në vend të sapunit tradicional pasi mund të ndihmojë në zbutjen dhe hidratimin e lëkurës, veçanërisht kur vuani nga kushte të tilla si ekzema ose dermatiti.
Përndryshe, Dr Mayou sugjeron të shikoni për produkte që përmbajnë përbërës të tillë si gjalpë shea dhe aloe vera.
Pas tharjes së duarve ose aplikimit të xhelit për pastrimin e duarve, dermatologu Friedmann thotë se duhet të aplikoni një shtresë bujare të kremës së duarve për t’i ndihmuar t’i mbani ato të ushqyera, qetësoni çdo zona të thata dhe minimizoni irritimin e lëkurës. /Gazeta Shneta/