Përveç metodave të zakonshme te doktori, ju mund ti diagnostifikoni gjinjët tuaj fillimisht në shtëpi dhe nëse vëreni ndryshimet e cekura më poshtë atëherë është mirë të bëni një kontrollë te doktori juaj.
Hapat e rëndësishëm për diagnostifikim
Hapi 1: Filloni duke shikuar gjinjët tuaj në pasqyrë me krahrorin drejtë dhe krahtë në vithet tuaja. Duhet të shikoni nëse gjinjët tuaj kan madhësinë, ngjyrën dhe pamjen e zakonshme.
Nëse vëreni ndonjë nga këto ndryshime atëherë konsultoni mjekun:
– Zbutje, lëshim apo rrudhje e lëkurës
– Thithka që ka ndrruar pozicionin apo ka hyrë brenda dhe nuk është jashtë
– Skuqje, irritim apo enjtje
Hapi 2: Tani, ngritni krahët lartë dhe shikoni nëse vëreni ato ndryshime.
Hapi 3: Përderisa jeni para pasqyrës, shikoni nëse keni rrjedhje të ndonjë lëngu që del nga njëra apo nga të dyja thithkat (kjo mund të jetë diçka si ujë, qumësht, lëng i verdhë apo gjak).
Hapi 4: Në këtë hap, ndjeni gjinjët tuaj duke i shtrirë, përdorni dorën e djathtë për të kontrolluar gjirin e majtë dhe anasjelltas. Përdorni një prekje të lehtë me dy gishtërinjtë e parë duke i mbajtur gishtërinjtë bashkë. Përdorni lëvizje cirkulare për ta kontrolluar.
Hapi 5: Në fund, ndjeni gjinjët tuaj kur jeni ulur apo në këmbë. Shumë gra e mendojnë më të lehtë ti kontrollojnë gjinjët e tyre kur janë të lagur apo të rrëshqitshëm, kështuqë preferojnë që këtë hap ta bëjnë kur janë në dush. Mbuloni të gjithë hapsirën e gjirit dhe kontrolloni atë njejtë sikur përshkruhet në hapin 4.