Simptomat e ciklit menstrual dhe shenjat e para të fillimeve të shtatëzanisë mund të ngatërrohen lehtë pasi që të dyja japin sinjale shumë të ngjashme.
Sindromi premenstrual ka një bazë hormonale e cila është bazë e njejtë me atë të ngjizjes, shkruan femur.
Keto janë disa nga dallimet kryesore:
1. Natyra e sekretimit vaginal. Gjatë krijimit të embrionit në murin e mitrës, natyra e mukusit mund të ndryshojë. Zakonisht, sekrecionet në fazën e dytë ndryshojnë konsistencën e tyre. Ato bëhen më të trasha dhe më të bardha. Por në fillimin e fekondimit, shkarkimi bëhet i pakët dhe mund të marrë një ngjyrë kafe.
2. Manifestimet dhe ndryshimet në shije. Kur jeni në periudhen e menstruacioneve keni dëshirë të hani ushqime me shumë shije, kurse në fazat e hershme të shtatzënisë oreksi ulet ndjeshëm; ato pjata që sjellin kënaqësi tani ju duken të neveritshme. Përveç kësaj, pas një kohe pas fekondimit do të filloni të ndjeni çrregullime në mëngjes gjë që nuk ndodhë gjatë kohës së periodave.
3. Ndryshime karakteristike në urinim. Nëse jeni shtatzënë urina juaj do të marrë ngjyrë tjetër kurse nevoja për t’u liruar shkon duke u rritur.
4. Ndryshimet në humor. Ndryshimet në humorin tuaj ndodhin që në të dy proceset. Por kur jeni shtatzënë këto luhatje të disponimit ndodhin pak më shpesh.
5. Tendosja e nyjeve. Ndjesitë e pakëndshme në muskujt dhe nyjet ndodhin pak para menstruacioneve, por gjatë shtatzënisë simptoma të tilla nuk shfaqen shumë.