Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.
Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit.
Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.
Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.
Ujë pas zgjimit – Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.
Ujë para një vakti – Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen.Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.
Ujë përpara se të bëni dush. – Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.
Ujë përpara se të flini – Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
7:00 – Gota e parë
Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit.
Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
9:00 – Gota e dytë
Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.
11:30 – Gota e tretë
Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
13:30 – Gota e katërt
Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
15:00 – Gota e pestë
Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
17:00 – Gota e gjashtë
Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.
20:00 – Gota e shtatë
Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
22:00 – Gota e tetë
Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.