Shumë gra refuzojnë rreziqet që lidhen me terapinë zëvendësuese të hormoneve për të trajtuar simptomat e menopauzës. Në vend të saj kërkojnë lehtësim nga burime tjera alternative. Gratë në menopauzë përballen me nivele të luhatshme të estrogjenit dhe profesteronit, kjo shkakton pasoja tjera si pagjumësi, depresion, dhimbje gjiri dhe ndryshime tjera në gjendjen tuaj emocionale.
Më poshtë gjeni disa nga mënyrat se si ta përballoni menopauzën:
Vitamin D
Vitamina D është shumë e rëndësishme për ndërtimin e një trupi të shëndetshëm. Promovon rinovimin e shëndetshëm të kockave, rritjen normale të qelizave dhe balancimin e hormoneve, të cilat janë të rëndësishme për gratë gjatë menopauzës.
Vitamina D shpesh quhet “vitamina e diellit”, trupi juaj e prodhon atë gjatë kohës që ju qëndroni në diell. Por mund edhe ta merrni nëse ushqeheni mirë. Disa nga ushqimet që përmbajnë Vitaminë D janë sardelet, salmoni, prodhimet e qumështit dhe vezët.
Xhensen
Xhenseni është një barishte që përdoret për përfitimet shëndetësore terpaeutike rreth pesë mijë vjet nga kinezët, koreanët dhe amerikanët vendas. Mund të përdoret për të trajtuar simptomat e menopauzës, ankthit dhe stresit sepse konsiderohet si një “normalizues”.
Yoga
Yoga mund të ndihmojë në lehtësimin e nervozës dhe depresionin që sjell menopauza. Gratë raportojnë se relaksimi gjatë yogas ndihmojnë në stabilizimin e disponimit të tyre duke përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme./GazetaShneta/