Ilaçet që merr nëna gjatë ushqyerjes me gji mund të kalojnë në qumësht, andaj duhet të jeni të kujdesshëm.
Aspirina është një nga analgjetikët që duhet të shmanget gjatë ushqyerjes me gji. Pirja e këtij ilaçi mund të shkaktojë një sindromë të rrallë tek fëmijët e vegjël e cila quhet sindroma Reye që shkakton koma ose vdekje.
Edhe nëse sasia e ilaçit që kalon në qumësht është e vogël, çfarë rrezikon?
Gjithmonë është e këshillueshme që të përdorni metoda dhe kura natyrore në mënyrë që të shmangni çdo rrezik. Në rast se keni dizenteri është e nevojshme të pini shumë ujë për të shmangur rrezikun e dehidratimit.
Por Ibuprofeni është i parrezikshëm nëse kalon në qumështin e gjirit. Për të liruar hundët mund të përdorni sprajte. Ato kanë një absorbim të kufizuar, por duhet të përdoren me masë. Edhe uji i nxehtë me kripë është i shkëlqyer në rast se keni bllokim hundësh. Për të luftuar kollën dhe dhimbjet e fytit, gjëja më e mirë që duhet të bëni është të pini pije të nxehta të shoqëruara me mjaltë. Dhe propolis ka një veprim antibakterial natyral, por gjatë ushqyerjes me gji është mirë që ta shmangim./pernenat.al/