Dielli po shkëlqen, kështuqë sigurisht doni të dilni jashtë dhe ta shijoni atë me fëmijët tuaj. Përderisa fëmija juaj është i vogël është më mirë ta mbroni nga rrezet direkte të diellit. Sapo të jetë gjashtë muaj dhe dëshiron të zvarritet apo të luaj jashtë, krema për lëkurën mbron lëkurën e bebës. Vendosni një kapelë në kokën e saj dhe vishni rroba të lirshme. Është e rekomanduar ta mbani fëmijën tuaj në hije nga ora 11 deri në orën 15.
Përpiquni ta mbani fëmijën tuaj në hije sa më shumë që mundeni, nën pemë, nën një ombrellë, një tendë ose një çadër dielli. Nëse fëmija juaj nuk ecë ende mund ta vendosni ku të dëshironi. Por nëse fëmija juaj po zvarritet ose ecën, insistoni që të ulet dhe të luaj në hije.
Mbani lëkurën e bebit tuaj të mbuluar me rroba të bëra nga pëlhura të lehta dhe të ngushta.
Sapo fëmija juaj të jetë gjashtë muaj, mund të përdorni krema ose sprej që janë posaqërisht për foshnja dhe fëmijë. Lëkura e një të posalinduri është shumë delikate. Përkundër përpjekjeve tuaja më të mira për ta mbrojtur atë, fatkeqësisht djegiet nga dielli mund të ndodhin herë pas here. Nëse fëmia juaj është djegur nga dielli: vendosni një leckë të lagët në trupin e tij çdo 10 minuta./GazetaShneta/