Si ta kuptoni që fëmija juaj ka diarre dhe cilat ushqime duhet t’i konsumojnë

2019-05-17 në ora 13:45

Diarreja tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël i shqetëson prindërit pasi mund ta bëjë fëmijën të ndihet i lodhur dhe nervoz.

Fëmijët nuk preferojnë të hanë kur kanë diarre, por është e rëndësishme t’i ushqeni ata për të parandaluar dehidratimin. Shumë prindër janë konfuzë në lidhje me ushqimin që duhet t’u jepet fëmijëve që kanë diarre.

Si ta kuptoni që fëmija juaj ka diarre:

Del jashtë shumë herë: dy herë në ditë është normale për fëmijën tuaj.

Jashtëqitja bëhet më e holluar, në ngjyrë të gjelbër ose më e lirshmë se zakonisht.

Si ta ushqeni fëmijën kur ai ka diarre

Për foshnjat më të vegjël se 6 muaj, vetëm dhënia e gjirit dhe ushqimi me formulë rekomandohet gjatë diarresë.

Për foshnjat mbi 6 muaj, jepini pak ushqim por shpesh. Preferohen ushqimet lehtësisht të tretshme.

Mos e detyroni fëmijën të hajë; përpiquni t’i jepni ushqimet që ai preferon.

Jepini fruta të pasura me kalium.

Pas çdo episodi të diarresë, ushqejeni fëmijën me gji ose me formulë duke i dhënë më pas edhe disa lugë me ujë, dhallë etj.

-Jepini fëmijës tuaj ORS (Solemn Rehydration Solution) nëse pediatri jua ka dhënë apo sugjeruar.

Ushqime që mund t’i japim fëmijës gjatë diarresë

Më herët është sugjeruar që të ushqeni fëmijën / foshnjën tuaj vetëm me dietën klasike: banane, oriz, pure molle, tost, gjatë diarresë, por tani pediatrit këshillojnë të përfshini edhe ushqimet e ngurta, që zakonisht janë të lehta dhe lehtësisht të tretshme.

Ushqyerja me gji (0 muaj)

Ushqyerja me gji ose ushqimi me formulë gjatë diarresë ndihmon për ta mbajtur fëmijën të hidratuar. Është veçanërisht e rëndësishme kur fëmija juaj është më pak se 6 muaj.

Uji (6 Muaj)

Duke ofruar pak gllënjka me ujë të zier të ftohur pas çdo dalje jashtë e ndihmon fëmijën të qëndrojë i hidratuar.

Miell orizi (6 Muaj)

Miell orizi është një ushqim që ndihmon për diarrenë. Ai është një ushqim hidratues, i cili mund të përdoret si zëvendësim i lëngjeve të humbura gjatë diarresë.

Uji i elbit (6 Muaj)

Uji i elbit ka sasi të mirë niseshteje, e cila ndihmon në absorbimin e lëngjeve të tepërta në jashtëqitje dhe ndihmon në ndalimin e diarresë. Sigurohuni që të ushqeni fëmijën tuaj me ujin e elbit nëse familja juaj nuk ka histori të alergjisë ndaj glutenit.

Gjizë e zbutur, dhallë ose ajka (7 muajsh)

Ofrimi i probiotikëve natyrorë si gjiza, dhalla apo qumështi me ajkë, të cilat kanë doza të baktereve të dobishme, mund të ndihmojnë në rikthimin e gjërave në normalitet. Disa studime tregojnë se probiotikët mund të shkurtojnë periudhat e diarresë infektive nga gjysmë dite deri në 2 ditë.

Uji me limon (8 muaj)

Uji me limon është një “ilaç” i lehtë në shtëpi, i cili besohet se zbut acarimin në zorrë dhe vret patogjenet që shkaktojnë diarre. Shtrydhni një limon, përziejeni me një gotë ujë, shtoni një majë kripë ose sheqer dhe jepjani fëmijës. Mos shtoni sheqer / kripë për foshnjat që nuk kanë mbushur ende një vjeç.

Lëng nga arra e kokosit (8 Muaj).

Uji me arrë kokosi është ideal për parandalimin e dehidratimit; ai risjell kripën natyrore të humbur nga trupi.

Banane (6 Muaj)

Bananet njihen gjithashtu për të ndihmuar forcimin e jashtëqitjeve gjatë diarresë.

Mollë e pjekur (6 Muaj)

Molla e pjekur ose e tharë është një ushqim i shkëlqyeshëm, e cila ndikon në forcimin e jashtëqitjes dhe kështu është ideal për t’u ofruar gjatë diarresë. Megjithatë, shmangni lëngun e mollës gjatë kësaj kohe.

 

Qull orizi është një “ilaç” i njohur në shtëpi për diarrenë.

Kjo ndihmon për të zëvendësuar elektrolitet të humbura gjatë diarresë.

Karota (6 Muaj)

Karota ndihmon për diarrenë. Nëse zgjidhni karota të pjekura do të keni rezultate më të mira.

Supë me perime të pastra (8 Muaj)

Supat me perime të pastra janë më të mirat gjatë diarresë, pasi trupi i thith me lehtësi ato. Bëni një supë të pastër pa erëza si piperi, dhe shmangni perimet që shkaktojnë gazra si brokoli, lulelakra, lakra, spinaqi etj.

Patate të Ziera (8 Muaj).

Patatet e ziera janë të pasura me karbohidrate, gjë që i bën ideale për të siguruar një jashtëqitje më të mirë për beben tuaj.

Supë pule (9 Muaj).

Është gjithashtu një zgjidhje e shkëlqyer për diarrenë pasi është lehtësisht e tretshme.

Bukë e thekur.

Është lehtësisht e tretshme gjatë diarresë dhe preferohet si një nga ushqimet më të mira.

Ushqimet që duhen shmangur gjatë diarresë:

Produktet e qumështit, përveç gjizës dhe dhallës;

Pije të ëmbla ose pije të gazuara si soda;

Të gjitha lëngjet e frutave;

Disa fruta (pjeshka, dardha, kumbulla, kumbullat e thara);

Frutat e thata dhe arrat;

Ushqimet e pasura më fibra;

Sheqeri;

Ëmbëlsirat;

Sallatat dhe lakrat;

Ushqimet pikante./pernenat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *