Shumë të sapolindurve u dalin puçra të vogla në fytyrë, por ekzema është një skuqje më e përhapur dhe shkakton kruarje. Ajo fillon në fytyrë, krahë dhe këmbë dhe më vonë shfaqet edhe në gjunjë e bërryla.
Një bebe e prekur me ekzema ka të ngjarë të vazhdojë të ketë gjendje të tjera alergjik – një ekspert i progresit i referohet kësaj si marshim atopik, transmeton Gazeta Shneta.
Në fakt, rreth 37 për qind e fëmijëve të rinj me ekzemë të moderuar kanë alergji në ushqim.
Ekspertët besojnë se alergjitë në ushqim mund të luajnë një rol të madh në shkaktimin e ekzemës në disa fëmijë.
Për ta trajtuar lëkurën e prekur, mjeku juaj do të rekomandojë që ta lani fëmijën tuaj me një pastrues hipoalergjik, pa aromë dhe ta hidratoni lëkurën e tij me një krem pa aromë.
Mjeku gjithashtu mund t’iu përhkruajë kremra apo locione për të ndihmuar në shërimin e lëkurë apo edhe antihistaminë për të kontrolluar kruajtje./Gazeta Shneta/