Në rast se dyshoni se fëmija është i shurdhër dhe dëshironi t’i largoni dyshimet, atëherë duhet të merrni në konsideratë të biseduarit me mjekun.
Sipas “Sordionline” edhe fëmijët të cilët nuk tremben nëse përplasni duart duhet të kontrollohen nga mjeku pasi mund të kenë probleme me dëgjimin, sepse sigurisht që nuk mund të prisni që fëmija juaj t’ju lajmërojë se nuk dëgjon apo jo?
Pasi lind fëmija zakonisht reagon kur dëgjon një tingull, mund të kthejë kokën nga zhurma, nga muaji i dytë mund të perceptojë tonalitetet e ndryshme, nga muaji i 3-4 njeh zërat e prindërve dhe fillon të thotë ndonjë shkronjë.
Nga muaji 6 prodhon tinguj që ngjajnë me fjalë të vërteta, etj. Pra duhet të ndiqni me kujdes zhvillimin e fëmijës dhe nëse vëreni se fëmija juaj nuk kthen kokën apo kërcen “përpjetë” kur dëgjon një zhurmë të fortë, nuk njeh zërin e prindërve apo nuk përpiqet të imitojë tinguj të ndryshë, duhet të mendoni për të shkuar tek mjeku.
Gjithashtu fëmijët që kanë probleme me dëgjimin mund të duken shpesh herë edhe të trishtë pasi nuk arrijnë të kuptojnë atë që të tjerët thonë.
Me rritjen fëmija do të jetë edhe më i lodhur se bashkëmoshatarët duke qenë se harxhon shumë energji duke u përpjekur të kuptojë atë që personat me të cilët shoqërohet shprehin./pernenat.al/