Temperaturat e ngrohta dhe ngrënia e ushqimit jashtë janë një kombinim perfekt, por pikniku ndonjëherë mund të ju bëjë edhe surpriza të hidhura. Helmimi i ushqimit gjatë muajve të verës nuk është një rastësi.
Për shumicën e njerëzve, kjo simptomat nga helmimi i tillë përfshin diarre dhe vjellje; simptomat mund të jenë të lehta por në disa raste edhe serioze, transmeton GazetaShneta.
Fëmijët, të moshuarit dhe ata që kanë një sistem imunitar të ndjeshëm kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital nga helmimi me ushqime. Disa infeksione më serioze, siç është Listeria, mund të ndikojnë në grupe të caktuara siç janë gratë shtatzëna, që mund t’ua sjellin edhe lindjen e parakohshme.
Shkaktarët e zakonshëm
Shumë ushqime mund të shkaktojnë helmim, por disa kanë më shumë gjasa të bëjnë njerëzit të sëmurë sesa të tjerët. Mishi, në veçanti, është i ndotur nga bakteret, të tilla si Salmonella dhe Campylobacter. Andaj ai duhet të mbahet i ndarë nga ushqimet që nuk kërkojnë gatim, shkruan “The Conversation”.
Lugët dhe mjetet tjera të kuzhinës që do t’I përdorni për përgatitjen e mishit të papërpunuar duhet gjithashtu të jenë të ndara dhe të mos përdoren për ushqime të tjera. Për piknikun që do e mbani në një ambient të hapur, mishërat duhet të mbahen në frigorifer ose në një enë të izoluar si dhe të ruhen në akull para se të piqen.
Skara është një traditë verore. Në mënyrë ideale, përdorni një termometër për të kontrolluar temperaturën e sallameve, hamburgerëve dhe ushqimeve tjera; ato duhet të jenë rreth , e cila duhet të jetë rreth 75 ° C në mesin e tyre.
Është e rëndësishme të përdorni një tabaka të pastër për mish të gatuar, dhe jo atë ku e keni mbajtur mishin e papjekur pasi mund të bareten bakteret tek mishi i gatuar.
Mbajtja e ushqimit në frigorifer dhe larja e prodhimeve të freskëta mund të ndihmojnë për të parandaluar helmimin serioz. /GazetaShneta/