“Bloating” ose fryrja e barkut është një simptomë që zakonisht shfaqet pas ngrënies së ushqimit.
Zakonisht shkaktohet nga prodhimi i tepruar i gazit ose turbulencat në lëvizjen e muskujve të sistemit të tretjes, transmeton GazetaShneta.
Fryerja shpesh mund të shkaktojë dhimbje, siklet dhe ndjenjën e “ngopjes”. Gjithashtu mund të bëjë që stomaku juaj të duket më i madh.
Megjithëse kjo fryrje ndonjëherë shkaktrohet nga kushte serioze mjekësore, nga dieta dhe disa ushqime me përbërës që organizmi juaj nuk i toleron, përcjellë “HealthAdvisory”.
Disa këshilla si ta eliminoni fryrjen:
– Mos hani shumë gjatë një vakti: Njerëzit që përjetojnë fryrjen shpesh kanë ndjeshmëri të rritur ndaj ushqimit në stomak. Prandaj, të hahet ushqimi në sasi më të vogla.
– Shmangni produktet që shkaktojnë gazëra dhe ëjnjtje: Ajri i gëlltitur mund të kontribuojë në fryrje. Një shkak kryesor është pirja e pijeve të gazuara, të cilat përmbajnë gazra që shpërbëhen në lëng.
– Mos hani ushqime që ju shtojnë gazërat: Nëse ushqime të caktuara ju bëjnë të ndiheni të fryrë ose t’ju shtojnë gazërat, provoni shmangien e tyre. Ushqimet yndyrore gjithashtu mund të ngadalësojnë tretjen dhe mund të kontribuojë në fryrje për disa njerëz.
– Evitoni pijet alkoolike me sheqer: Alkoolet e sheqerit mund të shkaktojnë probleme të tretjes sidomos kur konsumohen në doza të mëdha. Përpiquni të shmangni edhe çamçakëzat pa sheqer sepse duke I përtypur ju futini ajër në stomakun tuaj.
– Shmangni kapsllëkun: Edhe kapsllëku ndikon në fryrje. Konsumi i ujit dhe aktivitetet fizike ndikojnë në përmirësim të sistemit tretës.
– Konsultohuni me mjekun tuaj nëse e vëreni se nuk keni sukses t’ia dilni vetëm. /GazetaShneta/